Emini: Për marrëveshjen e fundit që u diskutua në Bruksel, të dyja palët i kanë pikat fituese

Sipas analistet Donika Emini, marrëveshja e cila u publikua nga BE mes Kosovës dhe Serbisë e për të cilën palët janë pajtuar është marrëveshje e cila ka strukturë të tillë por që le hapësirë për dykuptimësi

Analistja Donika Emini

Analistja Donika Emini ka thënë se marrëveshja e fundit, për të cilën, u diskutua në Bruksel, është e vetmja e llojit të vet që ka strukturën e një marrëveshjeje, dhe ,sipas saj, ka dykuptimësi.

“Që të dyja palët kanë pikët e saja të forta, të cilat janë pika fituese për ta”, ka thënë Emini. Sipas saj, është e rëndësishme pika 10 sepse kjo “i jep rëndësi Kurtit në dialog”.

“Deri tash, Kurti në dialog nuk ka pasur pronësi, gjithmonë i ka quajtur marrëveshje që janë arritur nga Qeveritë, dhe me të njëjtat nuk pajtohet”, ka theksuar Emini në Debat Plus.

Emini ka theksuar se neni shtatë tregon që Komiteti Evropian ka dashur garanci nga Kurti që Asociacioni do të implementohet, derisa ka potencuar se propozimi evropian i jep kryeministrit Kurti pronësi dhe të qeverive tjera të implementojë marrëveshje që ekzistojnë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika