Emiratet akuzojnë Iranin për sulmin ndaj një tankeri nafte në Hormuz

Një tanker nafte i kompanisë Abu Dhabi National Oil Company (ADNOC) është goditur me raketë mëngjesin e së shtunës gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftoi kompania përmes një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM.

Sipas deklaratës, nuk ka të lënduar dhe situata është vënë nën kontroll. Ministria e Jashtme e Emirateve e dënoi sulmin dhe ia atribuoi përgjegjësinë Iranit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

ADNOC bëri të ditur se tre anije të saj janë sulmuar këtë javë me raketa dhe dronë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Kompania tha se që nga fillimi i konfliktit në rajon, 15 mjete lundruese të ADNOC kanë qenë objekt sulmesh, ku një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Më herët gjatë ditës, Sepah News, faqja zyrtare e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), raportoi se një tanker i Emirateve ishte sulmuar dhe “po digjet në korridorin detar të mbështetur nga SHBA-ja”. ADNOC nuk ka specifikuar vendndodhjen e saktë të goditjes.

Ngushtica e Hormuzit është shndërruar në një pikë kritike tensioni në konfliktin aktual, pasi forcat iraniane kanë sulmuar vazhdimisht anije që tentojnë të kalojnë përmes saj, duke rritur ndjeshëm rrezikun për lundrimin tregtar.

Teherani e ka përdorur kontrollin e tij mbi ngushticën si mjet presioni në negociatat me Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i IRGC-së, gjeneral brigade Hossein Mohibi, deklaroi të shtunën se rihapja e plotë e ngushticës varet nga pranimi i kushteve të Iranit nga SHBA-ja dhe mosndërhyrja në procesin e negociatave rajonale.

Ndërkohë, mbeten të paqarta detajet e një marrëveshjeje të përkohshme mes Iranit dhe Omanit për menaxhimin e lundrimit tregtar në Ngushticën e Hormuzit, pasi nuk është konfirmuar nëse Omani apo SHBA-ja e kanë pranuar zyrtarisht këtë propozim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika