Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë vizitën e Netanyahut

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan të mërkurën se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte zhvilluar një vizitë sekrete në shtetin e Gjirit Persik, pasi zyra e liderit izraelit publikoi një deklaratë lidhur me udhëtimin.

“Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë të gjitha raportimet që qarkullojnë lidhur me një vizitë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Emiratet e Bashkuara Arabe, apo praninë e ndonjë delegacioni ushtarak izraelit në territorin e Emirateve,” shkroi Ministria e Jashtme e Emirateve në platformën X.

“EBA dëshiron të theksojë se marrëdhëniet e saj me Izraelin janë plotësisht të qarta dhe janë vendosur në kuadër të përcaktuar nga Marrëveshjet e Abrahamit — që do të thotë se ato nuk zhvillohen përmes kanaleve sekrete,” shtoi ministria, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Marrëveshjet e Abrahamit janë marrëveshje të nënshkruara gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump, përmes të cilave Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni normalizuan marrëdhëniet me Izraelin. Zgjerimi i këtyre marrëveshjeve për të përfshirë edhe shtete të tjera arabe ka qenë një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme të administratës Trump.

Ministria e Jashtme e Emirateve theksoi se “pretendimet për vizita apo marrëveshje të paqarta nuk kanë asnjë bazë të vërtetë”, përveç rasteve kur ato njoftohen përmes kanaleve zyrtare të Emirateve.

Më herët gjatë ditës, zyra e Netanyahut deklaroi se kryeministri kishte realizuar një “vizitë të fshehtë” në Emirate gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe ishte takuar me presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Zyra e Netanyahut tha se vizita kishte sjellë një “përparim historik” në marrëdhëniet mes dy vendeve, pa dhënë detaje se kur kishte ndodhur vizita apo çfarë përfshinte ky përparim.

Në një postim në Facebook para mohimit të Emirateve, ish-shefi i stafit të Netanyahut, Ziv Agmon, tha se ai kishte shoqëruar kryeministrin në atë udhëtim dhe se Netanyahu ishte “pritur në Abu Dhabi me nderime mbretërore”.

Pas njoftimit për vizitën, Irani kërcënoi se do të mbajë përgjegjës ata që “bashkëpunojnë me Izraelin”.

“Armiqësia ndaj popullit të madh të Iranit është një lojë e pamatur,” shkroi ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në X. “Bashkëpunimi me Izraelin në këtë drejtim është i pafalshëm.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika