Edhe sonte, ashtu si në çdo natë tjetër me fillim nga ora 22:30 në RTV Dukagjini vazhdon emisioni “Dueli Botëror” që i kushtohet Kampionatit Botëror.

Për të diskutuar për ndeshjet e “Katari 2022” dhe jo vetëm, në panel sonte janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.

Teksa, krahas tyre të ftuar janë edhe Romak Zeqiri, gazetar, Arajanit Hoti, aktor dhe Shkumbin Veseli, aktor.

Krahas diskutimit të ngjarjeve sportive, sonte vazhdon edhe turneu në sony playstation në FIFA 2023 i njohur tashmë si “Botërori i Dukagjinit”.

Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.

Kjo është nata e nëntë e këtij emisioni, i cili do të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.