U kërkuan 20 mijë euro ndihmë, ushtarët e Radar mbledhin 40 mijë euro
Jo vetëm në momente gëzimi, por sidomos në ato humanitare, kanë treguar se janë aty gjithmonë për të dhuruar shpresë, për të gjithë ata që kanë nevojë. I tillë ishte edhe rasti i një nëne, Artila Kastrati Sada, të cilës i është komplikuar gjendja pas lindjes së fëmijës së dytë. Për t’iu nënshtruar një operimi, […]
Jo vetëm në momente gëzimi, por sidomos në ato humanitare, kanë treguar se janë aty gjithmonë për të dhuruar shpresë, për të gjithë ata që kanë nevojë.
I tillë ishte edhe rasti i një nëne, Artila Kastrati Sada, të cilës i është komplikuar gjendja pas lindjes së fëmijës së dytë. Për t’iu nënshtruar një operimi, Artilës i duheshin 20 mijë euro, e kjo shifër, dje, nga dëgjuesit e emisionit “Radar” jo vetëm që është arritur, por edhe i ka kaluar pritshmëritë.

Kontributi në xhirollogari, por edhe në forma tjera të transfereve të parave, është mbi 40 mijë euro. Pjesa e mbetur nga operacioni i Artilës, nga kontributi i dëgjuesëve, do të shkojnë për rastin tjetër në Radar të RTV Dukagjinit.
Emisioni “Radar” me Edita Doli transmetohet çdo ditë live nga ora 09:00-11:00 në RTV Dukagjini.















