Emmerson: Prokuroria nuk ka asnjë provë materiale kundër Kadri Veselit

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar se nuk është bazuar fare në prova në akuzat e ngritura ndaj klientit të tij.

Të martën, Emmerson ka deklaruar se nga mijëra dëshmitarë të intervistuar nga prokuroria nuk del asnjë të thotë se e ka parë Veselin duke kryer ndonjë vepër penale. Sipas tij, nuk ka asnjë provë apo dëshmi që thotë se Veseli ka autorizuar apo nxitur ndonjë krim.

“Literalisht nuk është asnjë në mesin e mijëra dëshmitarëve të intervistuar nga prokuroria, që pretendon të ketë parë Kadri Veselin duke bërë ndonjë gjë as për së afërmi të papërshtatshme në këtë rast. Nuk ka dëshmitarë që pretendon se e ka parë atë të ketë qenë prezent ndonjëherë ose çfarëdo krimi të pretenduar. Nuk ka dëshmi se ai ndonjëherë ka autorizuar apo nxitur ndonjë krim apo politikë kriminale, ose ka pranuar ndonjëherë në kapacitetin si shef i inteligjencës ndonjë raport për ndonjë krim të kryer, ose se ka luajtur rol në një ngjarje që ka rezultuar në kryerjen e ndonjë krimi, nuk ka dëshmi të dëshmitarëve fare në këto tema”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij nuk ka asnjë dëshmi apo provë që tregon se Veseli ka dështuar të marrë hapa për parandalimin e ndonjë krimi apo për ta dënuar ndonjë përgjegjës eventual.

Ai tha se prokuroria nuk e ka asnjë provë relevante për Kadri Veselin.

“Nuk ka fare dëshmi çfarëdo qoftë, se ai ka dështuar të marrë hapa brenda kuadrit të marrëdhënies epror-vartës, për ta parandaluar ndonjë krim ose për të dënuar përgjegjësit. E gjithë kjo mungon. E njëjta është e vërtetë për dëshminë dokumentare në të cilën mbështetet prokuroria. Thjesht nuk ka asnjë provë dokumentare provuese qoftë edhe relevante për Veselin”, ka thënë Emmerson.

Emmerson theksoi se prokuroria nuk ka ofruar asnjë dokument të vetëm që e mban nënshkrimin e Veselit, teksa shtoi se nuk ka asnjë provë që ai të ketë dhënë ndonjë urdhër me shkrim apo me gojë për të kryer ndonjë krim.

“Me një përjashtim të cilit do t’i drejtohem në një moment, nuk ka asnjë dokument të vetëm në të gjithë çështjen, pavarësisht mijëra dëshmitarëve që prokuroria ka hetuar, i gjithë materiali i disponueshëm për prokurorinë nga TPNJ-ja dhe të gjitha gjykimet e EULEX-it dhe të gjitha gjykimet tjera, dhe nuk ka asnjë dokument të vetëm në të gjithë çështjen që mban firmën e tij. Nuk ka asnjë provë që ai të ketë dhënë ndonjë urdhër me shkrim apo urdhër gojor të dikuj. Dhe nuk ka asnjë provë që të ketë marrë ndonjëherë raport me shkrim apo me gojë nga dikush”, ka thënë avokati i Veselit.

Në fund, Emmerson u shpreh se “në raport me kolaboracionistët inteligjencë apo çkado tjetër, nuk kishte asnjë dokument të konfiskuar nga shtëpia e tij, literalisht nuk ka asnjë provë dokumentare në lidhje me rolin e tij”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika