Ende kaos i kontenjerëve të mbushur me mbeturina

Në lagjen "Bregu i Diellit" mbeten ende kontenjerët e stërngarkuar nga mbeturinat, edhe pse nënkryetari i Prishtinës, Albin Zogaj, ka paralajmëruar për grumbullimin e tyre

Foto e kontenjerëve me mbeturina në lagjen ''Bregu i Diellit'', në rrugën Qamil Bala, Prishtinë

Të martën, kontenjerët e mbeturinave ishin të stërmbushura në rrugët e disa lagjeve të Prishtinës, për shkak të mosmbledhjes së tyre.

Edhe pse nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar pastrimin e kontenjerëve dhe hapësirave përreth tyre, ende nuk është bërë grumbullimi i mbeturinave në disa lagje.

Në lagjen ”Bregu i Diellit”, kontenjerët e mbeturinave mbeten ende të stërmbushura, e ky kaos po paraqet shqetësim për banorët e kësaj lagjeje, të cilët presin zgjidhje.

Foto e kontenjerëve me mbeturina në lagjen ”Bregu i Diellit” afër qendres tregtare, Prishtinë

Para disa orësh për këtë situatë, ka reaguar edhe kompania “Pastrimi’’, e cila ka njoftuar se mosmbledhja e mbeturinave ka ndodhur si pasojë e mungesës së hapësirës se ku t’i zbrazin kamionët, për shkak të mbylljes së Deponisë së Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash.

Me anë të një postimi në Facebook, kompania ka njoftuar se është bërë hapja dhe ka filluar zbrazja e tyre.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj duke kërkuar ndjesë dhe mirëkuptim nga qytetarët. Ai, gjithashtu, ka njoftuar se ka filluar pastrimi i qytetit.

Por, pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë të kundërtën e asaj që kanë deklaruar autoritetet komunale dhe vetë kompania.

Në një video shihen pamje edhe nga lagjia ”Pejton”, ku mbeturinat përveç kontenjerëve të stëmbushur, janë shpërndarë edhe në hapësirën përreth tyre.

Nis pastrimi i kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina në Prishtinë

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika