Ende nuk dihen arsyet e plagosjes së dyfishtë në Fushë-Kosovë

Ende nuk dihen arsyet e plagosjes së dyfishtë që ka ndodhur në Fushë-Kosovë, gjatë ditës së shtunë

Pamje nga vendi i ngjarjes, Fushë Kosovë Foto: Telegrafi)

Një plagosje ndodhi të shtunën rreth orës 11:45 në rrugën “Besa-Besë” në Fushë-Kosovë, aty nënë e bijë u plagosën nga një i dyshuar, i cili u arratis menjëherë pasi kreu plagosjen.

Sipas njoftimeve nga ana e Policisë së Kosovës, ende nuk dihen arsyet e kësaj plagosjeje.

I dyshuari, sipas Policisë, është urdhëruar nga zyrtarët policorë që të dorëzohet, por ka refuzuar.

“Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit, ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bëri të ditur se i dyshuari gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, dyshohet se ka qëlluar veten dhe ka vdekur.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor”, ka shtuar policia.

“Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika