Ende pa emër për kryeparlamentar – A do të propozohet sërish Glauk Konjufca?

Pak minuta para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që nis sot në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Edhe pse posti i kryeparlamentarit i takon pikërisht Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk dihet nëse Glauk Konjufca do të propozohet për një mandat të dytë në këtë pozitë, të cilën e mbajti gjatë katër viteve të fundit.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është renditur si pika e tretë në agjendën e seancës së sotme.

Përbërja e re e Kuvendit

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit:

  • Vetëvendosje ka fituar 42.30% të votave dhe do të ketë 48 deputetë,
  • PDK ka fituar 24 ulëse,
  • LDK do të ketë 20 deputetë,
  • Koalicioni AAK-Nisma do të ketë 8 deputetë.

Kjo nënkupton se Vetëvendosja nuk mund të formojë e vetme as qeverinë, as të sigurojë zgjedhjen e kryeparlamentarit pa votat e disa partive të tjera.

Kurti tashmë ka zhvilluar takime me përfaqësues të komuniteteve joshumicë dhe ka dërguar ftesë për konsultime edhe LDK-së, e cila e ka refuzuar.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika