“Ende s’është vendosur drejtësi”, Sveçla përkujton Triumf Rizën në 17-vjetorin e vrasjes
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i shoqëruar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten kanë përkujtuar zyrtarin policor, Trium Riza, në 17-vjetorin e vrasjes së tij. “17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe, u vra zyrtari […]
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i shoqëruar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten kanë përkujtuar zyrtarin policor, Trium Riza, në 17-vjetorin e vrasjes së tij.
“17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe, u vra zyrtari policor Triumf Riza. Përveçqë kam pasur mundësinë ta njoh personalisht Triumfin, të gjithë kolegët që kanë punuar me të e vlerësojnë lart shërbimin e tij me vullnet e shumë përkushtim për sundim të ligjit e luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite”, shkroi Sveçla në platformën sociale, Facebook.
Ai ka theksuar se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, “gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë, por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më”.
Kujtojmë se Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, që nga maji i këtij viti është në arrati.















