Ende s’ka filluar faturimi i rrymës në veri, në mars bëhet pagesa për dy muajt paraprak

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka njoftuar se faturimi i rrymës në veri të Mitrovicës ende nuk ka filluar, teksa shton se në fillim të muajit mars do të bëhet faturimi për dy muajt paraprak (janar dhe shkurt)

Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka njoftuar se faturimi i rrymës në veri të Mitrovicës ende nuk ka filluar.

Ai në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ka thënë se në fillim të muajit mars do të bëhet faturimi për dy muajt paraprak (janar dhe shkurt).

“Jo hala nuk ka nisur faturimi, por me 22-tin, Kompania Elektro Server do të dalë në terren dhe do të bëjmë regjistrimin e popullatës dhe në fillim të marsit do të bëhet edhe faturimi për dy muajt, sepse edhe janari edhe shkurti do të paguhen paushall nga 20 euro sipas njoftimit të kompanisë”, tha ai.

Ndonëse bisedimet sipas Ugljanin ishin korrekte nga ana e kompanisë, megjithatë ata po  kërkojnë njëlloj sigurie në pjesë të ndryshme të veriut.

“Ata po kërkojnë njëlloj sigurie për pjesët e ndryshme si lagjja e ‘Boshnjakëve’, ‘Kodra e Minatorëve’. Kanë njëlloj frike, por nuk kanë nevojë për ndonjë frikë sepse kemi kaluar mirë edhe pa pagesë sepse i kanë kryer obligimet edhe kur nuk kemi kryer pagesat për rrymën elektrike, por ata po kërkojnë njëlloj garancioni… Do të vëzhgojnë terrenin sepse sigurisht kanë telashe sepse është preokupimi i popullatës, siç e dini që këtu është një zonë e biznesit, sidomos në lagjen e ‘Boshnjakëve’… Ata po ofrojnë pesë për qind më lirë rrymën se tjera kompanitë”, shtoi më tej ai.

Sa i përket vullnetit për largimin e kryetarëve shqiptar nga katër komunat në veri, Ugljanin thotë se “tash po pritet verifikimi nga komisioni qendror, ne deri më 25-tin duhet të kthejmë përgjigje adekuate iniciatorëve”.

Sipas Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2022, është e paraparë që KEDS-i ta bëjë vendosjen e njehsorëve të rinj në atë zonë.

Kjo kompani tha se pret nga Elektroseveri që “të përpilojë një plan investiv, bashkë me kostot e kërkuara të mirëmbajtjes, të cilat KEDS-i i dorëzon pastaj në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për aprovim”.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2010 deri në vitin 2022, për rrymën e shpenzuar në veri janë paguar gjithsej 237 milionë euro (mesatarisht 19 milionë euro në vit).

Kostoja e rrymës është rritur ndjeshëm nga viti 2021, për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve të energjisë, si pasojë e krizave të ndryshme globale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika