Endrit Baholli i bashkohet klubit të Prishtinës

Futbollisti Endrit Baholli i është bashkuar klubit FC Prishtina, me kontratë trivjeçare. Ndërsa, klubi Prishtina gjatë muajit qershor, kishte njoftuar për disa lojtarë që nuk do të jenë më pjesë e klubit

Endrit Baholli, foto e publikuar nga FC Prishtina

Klubi FC Prishtina ka njoftuar që ka nënshkruar kontratë trivjeçare me futbollistin, Endrit Baholli.

22-vjeçari vjen në klubin Pishtina, nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku.

“Baholli, luan si mesfushor ofanziv, dhe gjatë gjithë karrierës së tij, është aktivizuar për 2 Korrikun, duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç’rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit, FC Prishtina.

Baholli pas nënshkrimit të kontratës me ekipin “bardhekaltër” ka folur për FC Prishtinën, ku i ka zbuluar synimet që i ka me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.

“Besoj se për secilin futbollist krenaria më e madhe është që të luajë për ekipin e vendlindjes. Prishtina ka qenë gjithmonë synim për mua dhe ky vit ishte vendimtar për transferimin tim në këtë klub. Prishtina e ka një histori të madhe, fanella ‘bardhekaltër’ duhet përfaqësuar denjësisht andaj është privilegj për mua që të bart këtë fanellë me shumë peshë”, ka deklaruar Baholli.

Ndërsa, synimet e tij janë që të zërë vendin kryesues në lojë me ekipin e Prishtinës.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar me këtë klub shpresëdhënës. Me një trajner si Ismet Munishi dhe bashkëlojtarë të motivuar, synimet janë të larta. Padyshim që synoj të zë vend në përbërjen bazë, mirëpo për këtë qëllim kërkohet punë dhe korrektësi, e cila nuk do të mungojë nga ana ime”, ka thënë ai.

Po ashtu, Baholli për tifozerin “Plisat” ka thënë se secilës ndeshje, janë ata që i japin vlerë e kuptim, pasi sipas tij, “Plisat” janë pjesë e secilës arritje të klubit, dhe se është i gatshëm të festojë me ta.

“Tifozeria e bën futbollin sport emocionues, i jep vlerë e kuptim secilës ndeshje.’Plisat’ janë pjesë e secilës arritje të klubit dhe gjithmonë kanë respektin e secilit futbollist. Jam gati që ta jap më të mirën time në fushë në mënyrë që së bashku të kemi sa më shumë fitore e festa”, është shprehur Baholli.

Ndërkaq, Klubi Prishtina kishte njoftuar që shumë lojtarë i kishin ndërprerë kontratën gjatë qershorit.

Ndër të larguarit nga klubi janë: mbrojtësi Ahmet Haliti, portieri Eglant Haxho, futbollisti afrikan Samuel Mone, portieri Betim Halimi, mesfushori-sulmues, Agim Zeka.

Po ashtu, FC Prishtina ka vendosur për kapitenin e ri të skuadrës për edicionin e ri, ku shiritin e kapitenit do ta bartë mbrojtësi Gledi Mici.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika