Ëndrra e 13 vjeçares me sindromën Down

"Edhe ne meritojmë dashuri"

Është 13 vjeçare nga Vitia, me plot energji dhe ëndërra për të ardhmen. Ëndrra të cilat nuk i pëngon aspak, një kromozom më shumë.

Mësimiet i fillon si gjithë të tjerët, madje është një ndër nxënëset e dalluara në klasë. Është kjo Sumeja Sejdiu, e cila e do aq shumë jetën dhe hapat që ajo ndjek.

Përveç mësimeve që ndjek në shkollë, Sumeja është tërë ditën e angazhuar me aktivitete të shumta. Madje duart e saj krijojnë melodi të papërshkrueshme në piano.

“Unë jam 13 vjeçare dhe kam shumë shokë e shoqe. Dita ime është kështu: Zgjohem në mëngjes në orën 07:00 shkoj në shkollë. Prej shkollës vij në qendër dhe punoj kartolina. Mësoj dhe i bie pianos”, ka thënë 13 vjeçarja.

Nëna, është shoqëruesja më e mirë e saj, përveç dashurisë që ja fal, ajo i fal edhe gjithë përkushtimin. Sigurisht që lindja e Sumjës për të sa ishte e vështirë aq edhe e bukur.

“Si çdo prind tjetër, edhe unë kam pasur sfida. Mirëpo, ne si prind sfidën tonë e kemi kthyer në kauzë dhe po vazhdojmë rrugëtimin tonë. Unë jam shumë e lumtur që e kam Sumejën”, ka theksuar Sejdiu.

Çdo ditë e saj është lumturi. Çdo minutë që ajo jeton, për të është mrekulli.

Ajo ka një mesazh për gjithë njerëzit në botë: T’i duan ata pa asnjë kusht:

“Edhe ne meritojmë dashuri”!

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika