Enur Pakashtica, i ndarë në mes televizionit e muzikës

Përmes Radio Dukagjini, Super Trend ju sjell një tjetër të martë me plot muzikë e me protagonist, Enur Pakashtica

Enur Pakashtica, Drilona Shala dhe Mirdon Pacolli

Si çdo javë, emisioni “Super Trend” me Drilona Shala dhe Mirdon Pacolli sjell intervista interesante e muzikë të bukur. Edhe sonte ishte një mbrëmje e tillë.

I ftuar në emision ishte Enur Pakashtica, një muzicient, moderator e autor emisionesh që njihet nga publiku për një kohë të gjatë.

Pakashtica gjatë emisionit përformoi disa këngë shumë të njohura duke i shoqëruar me kitarë. E sa i përket projekteve të tij, ai deklaroi se ka një këngë që e ka të përfunduar tash e 1 vit, dhe vetëm po pret momentin e duhur që t’ia punojë edhe videoklipin dhe ta publikojë. Pakashtica shtoi se kjo është një këngë e zhanrit të tij, këngë e lehtë dashurie.

Lidhur me profesionin tjetër, ai tregoi se është ndjerë emocional me përfundimin e emisionit “Wazzup”, të cilin ai e kishte udhëhequr për 1.700 episoda. Megjithatë ai u shpreh i kënaqur me projektin e tij të ri televiziv, “A po m’njeh zemër”, teksa përvoja e tij në televizion tashmë po arrin një dekadë.

Projektet televizive dhe biznesi privat, duke qenë kjo posta “Mik Mik” ku Pakashtica është pronar, i kanë limituar shumë kohën që të përfomojë muzikën e tij, të cilën e cilëson ushqim për shpirtin e tij. Megjithatë i pyetur për rëndësinë që të dyja kanë në jetën e tij, ai nuk ka mundur t’i ndajë, duke thënë se të dyja këto i ofrojnë gjëra të ndryshme atij.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika