ERC Trade fiton çmimin “Start Up”, si kompania më e mirë bashkëpunuese për vitin 2020-2022

Kompania “ERC Trade” nga Prishtina, një kompani udhëheqëse në fushën e tregtisë vendore dhe ndërkombëtare i është dhënë çmimi “START UP” Kompania më e mirë bashkëpunuese për vitin 2020-2022 nga prodhuesi i njohur ndërkombëtar nga Italia “LOACKER” mbajtur më 23 Prill ne Koln të Gjermanisë në kuadër të panairit më të madh në botë për ëmbëlsirat dhe ushqimet – ISM Koln 2023.

Çmimi njeh ERC Trade, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe distribuimin e produkteve të njohura ndërkombëtare “LOACKER” në tregun e Kosovës.

Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë ERC Trade, Arben Arifi, në një ceremoni të organizuar në Koln të Gjermanisë, në kuadër të panairit ISM Koln, ku morën pjesë përfaqësues të kompanive të mbi 80 shteteve, partnere ekskluzive të prodhuesit dhe brendit të njohur ndërkombëtar, LOACKER nga Italia.

Kompania italiane LOACKER, është një ndër kompanitë më të fuqishme në botë për prodhimin e biskotave (Waffle) që ka rritjen më të madhe në tregjet botërore duke operuar në mbi 80 shtete.

Kompania “LOACKER” vlerësuan ERC Trade, partnerin ekskluziv për Kosovë, për kreativitetin, organizimin, performancën, përfaqësimin dhe përkushtimin në distribuimin e produkteve LOACKER në tregun e Kosovës.

Duke folur për çmimin, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ERC TRADE, Arben Arifi, tha:

“Ne jemi të lumtur që marrim këtë çmim prestigjioz nga kompania e njohur ndërkombëtare, kompania italiane “Loacker”. Është një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të ekipit tonë, i cili është i përkushtuar për të ofruar gjithmonë produktet dhe shërbimet e një kualiteti superior e të njohur ndërkombëtarisht. Falenderojmë partneret nga “LOACKER” për njohjen e përkushtimit dhe përpjekjeve tona dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për përsosmëri dhe sipas standardeve më të larta në çdo gjë që bëjmë dhe e ofrojmë për klientët dhe tregun e Kosovës në përgjithësi”.

Kompania ERC Trade, më bazë në Prishtinë është distributor i përgjithshëm i disa markave dhe produkteve të njohura ndërkombëtare në tregun e Kosovës. Produktet e shpërndara janë të një cilësie shumë të lartë, shumë të pasura në shumëllojshmëri dhe në përputhje me kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve në vend.

ERC Trade është gjithashtu kompani prodhuese e gotave të letrës “BELUX Paper Cups” produkte me cilësi të lartë miqësore ndaj mjedisit, biodegraduese, që kanë shtrirje në pjesën më të madhe të tregut në Kosovë dhe në mënyrë të vazhdueshme po zgjeron praninë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika