Erden Atiq nis punën si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq ka filluar punën si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut. Ai ka nisur me emërimin e drejtorëve të rinj dhe ka planifikuar të vizitojë punëtorët e administratës së komunës. Ai gjithashtu ka përmendur çështjen e Urës së Ibrit, që aktualisht është në dorën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal

Erden Atiq, kryetar i Mitrovices se Veriut

Erden Atiq e ka nisur punën si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ai tha se tashmë ka filluar edhe më emërimin e drejtorëve të rinj, teksa shoti se do t’i vizitojë edhe punëtorët e administratës së komunës.

“Këto ditë kemi shumë punë për të bërë. Kam nisur me emërimin e drejtorëve dhe sot gjatë ditës do t’i vizitoj edhe punëtorët e administratës. Përveç mediave, sot pres edhe shumë mysafirë të tjerë”, ka thënë ai.

Atiq përmendi edhe çështjen e Urës së Ibrit, për të cilën, tha se tashmë është në dorën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Për Urën e Ibrit tashmë kemi një vendim të asamblesë komunale dhe tani është në dorën e MAPL-së”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika