Erdogan dhe Kiliçdaroglu kërkojnë nga vëzhguesit të qëndrojnë pranë kutive të votimit

Dy kandidatët për president të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kiliçdaroglu, u kanë bërë thirrje vëzhguesve të fletëvotimeve që të qëndrojnë vigjilentë deri në përfundimin zyrtar të rezultateve

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pak para shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 majit, ka thënë se ndonëse numërimi i votave vazhdon ende, përpjekja për të shpallur rezultate me ngut, sipas tij do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar.

Në një postim në Twitter, Erdogan ka thënë se fakti që zgjedhjet e 14 majit u zhvilluan në formën e një feste të madhe të demokracisë me paqe dhe qetësi është shprehje e pjekurisë demokratike të Turqisë.

“Ndërsa zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon ende, përpjekja për të shpallur rezultate me ngut do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”, shkroi Erdogan.

Ai është shprehur i kënaqur që favori i kombit reflektohet në numërimin e vazhdueshëm të votave.

Po ashtu, Erdogan ka kërkuar nga vëzhguesit të qëndrojnë pranë kutive të votimit deri në përfundimin zyrtar të rezultateve.

“I kërkoj të gjithë miqve dhe kolegëve të mi të qëndrojnë në kutitë e votimit, sido që të jetë, deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. Përgëzoj të gjithë qytetarët e mi që votuan në emër të demokracisë dhe morën pjesë në punën zgjedhore dhe shpreh mirënjohjen time për secilin prej tyre”, shtoi Erdogan.

Në anën tjetër, kandidati i opozitës së bashkuar, njëkohësisht aleati kryesor i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, ka kërkuar nga vëzhguesit e fletëvotimeve dhe  zyrtarët e këshillit zgjedhor që të mos largohen nga vendet e tyre, ku ata po vëzhgojnë.

“Fiksi, i cili filloi me 60 për qind, tani ka rënë nën 50. Vëzhguesit e fletëvotimeve dhe zyrtarët e këshillit zgjedhor nuk duhet të largohen kurrë nga vendet e tyre. Nuk do të flemë sonte o populli im. Unë paralajmëroj YSK-në, ju duhet të siguroni futjen e të dhënave në provinca”, shkroi ai në Twitter.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika