Erdogan jep shenja se Turqia mund të pajtohet me anëtarësimin e Finlandës në NATO

Presidenti i Turkisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dha shenja të mërkurën se vendi i tij mund të ratifikojë së shpejti kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke lejuar mundësinë që vendi t’i bashkohet aleancës ushtarake veçmas nga Suedia.

Të alarmuar nga pushtimi rus i Ukrainës një vit më parë, Finlanda dhe Suedia braktisën dekada të mosangazhimit dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n. Të 30 anëtarët e NATO-s i kanë miratuar aplikimet e tyre dhe 28 kanë ratifikuar pranimin e tyre. Vetëm Turqia dhe Hungaria kanë dështuar ta bëjnë këtë.

Qeveria e Turqisë akuzon Suedinë se është shumë e butë ndaj grupeve që ajo i konsideron si organizata terroriste dhe kërcënime ekzistenciale, duke përfshirë grupet kurde. Ankaraja ka thënë se megjithatë ka më pak probleme me anëtarësimin e Finlandës.

I pyetur nga gazetarët nëse Turqia mund ta ratifikojë anëtarësimin e Finlandës pas një vizite të presidentit finlandez, Sauli Niinisto, më vonë gjatë javës, Erdogan u përgjigj “Në vullnetin e Zotit, nëse është për të mirën”.

“Sido që të jetë procesi do të funksionojë. Ne do ta bëjmë pjesën tonë. Ne do ta mbajmë premtimin tonë. Ne do të takohemi me presidentin të premten dhe do të përmbushim premtimin që kemi bërë”, tha ai.

Ai tha se “ne jemi të përgatitur edhe për atë situatë”.

“Nuk e fshehim aspak se preferuam të ratifikoheshim së bashku, për të bërë të gjithë rrugëtimin krah për krah”, tha Kristersson. Por, “Unë gjithmonë kam shprehur gjithashtu faktin se çdo vend në NATO merr vendimet e veta për ratifikimin dhe ne kemi respekt të plotë për këtë”.

Udhëheqësi suedez tha se ka pasur “përparim shumë të mirë” dhe “ne besojmë … se jemi gati për ratifikim, por ne respektojmë që vetëm Turqia mund të marrë vendimet e Turqisë”.

“Sigurisht, ne shpresojmë për një proces të shpejtë ratifikimi pas zgjedhjeve turke,” tha ai.

Erdogan po kërkon një mandat të tretë radhazi në detyrë në zgjedhjet e 14 majit.

Zyrtarët turq janë zemëruar nga një seri demonstratash të veçanta në Suedi, duke përfshirë një protestë nga një aktivist antislamik që dogji Kuranin jashtë Ambasadës turke.

Niinisto është planifikuar të mbërrijë në Turqi së bashku me ministrin e Jashtëm, Pekka Haavisto, të enjten, kur të dy zyrtarët do të vizitojnë zonat e prekura nga një tërmet shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë muajin e kaluar.

Niinisto dhe Erdogan kanë planifikuar të takohen në Stamboll të premten.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika