Erdogan: Kemi nisur punën për zgjedhjet e 28 majit – këtë datë do ta bëjmë lajmëtar të shekullit të Turqisë

Erdogan ka theksuar se borxhi ndaj popullit, që është sfiduar nga tanket, do të shlyhet “duke punuar më shumë”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se i ka nisur përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale (balotazhin), që pritet të mbahen më 28 maj.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Erdogan ka thënë se partia që ai përfaqëson ka dhënë provën e parë të zgjedhjeve, të cilat ai i ka quajtur “më kritike në vend dhe me shumë mirënjohje”.

Erdogan ka theksuar se borxhi ndaj popullit, që është sfiduar nga tanket, do të shlyhet “duke punuar më shumë”.

“Mund të shlyejmë borxhin tonë ndaj kombit, që është kujdesur për ne dhe i ka sfiduar tanket për këtë kauzë kur është e nevojshme, duke punuar më shumë dhe duke vrapuar edhe më shumë. Turqia pret shërbim nga ne, pret veprime, kombi ynë pret që ne t’i përmbushim qëllimet tona. Viktimat tanë të tërmetit presin që t’ua shërojmë plagët sa më parë. Tashmë kemi nisur punën për zgjedhjet e 28 majit, pasi u zbardh ngjyra e kutisë së votimit. Me lejen e Zotit do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë”, shkroi Erdogan.

Kreu i Bordit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK) ka konfirmuar se zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në balotazh midis presidentit Tayyip Erdogan dhe rivalit të tij kryesor Kilicdaroglu, pasi asnjëri nuk mund të arrijë pragun e 50 për qind për të fituar plotësisht.

Kryetari i YSK, Ahmet Yener, u tha gazetarëve se me rreth 35,000 vota të mbetura për t’u numëruar, Erdogan kishte 49.51 për qind mbështetje dhe rivali i tij Kemal Kilicdaroglu kishte 44.88 për qind.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika