Erdogan: Mund të pajtohemi që Finlanda të bëhet pjesë e NATO-s, por jo edhe Suedia
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të bashkohet me NATO-n, por jo Suedia. Ai ka kritikuar refuzimin e Suedisë për të ekstraduar dhjetëra njerëz të dyshuar të lidhur me grupet militante kurde dhe kritikë të tjerë të Qeverisë së tij, shkruan BBC. “Nëse absolutisht dëshironi të […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të bashkohet me NATO-n, por jo Suedia.
Ai ka kritikuar refuzimin e Suedisë për të ekstraduar dhjetëra njerëz të dyshuar të lidhur me grupet militante kurde dhe kritikë të tjerë të Qeverisë së tij, shkruan BBC.
“Nëse absolutisht dëshironi të bashkoheni me NATO-n, do t’i ktheni këta terroristë te ne,” ka thënë Erdogan.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Turqia pezulloi bisedimet për t’i pranuar dy vendet nordike si anëtare.
Lëvizja u nxit nga një seri protestash të diskutueshme në Stokholm, duke përfshirë atë, gjatë së cilës, u dogj një kopje e Kuranit.
Zyrtarët suedezë kanë dënuar protestat, por kanë mbrojtur ligjet e vendit për lirinë e fjalës.
Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar, duke i dhënë fund dekadave të mosangazhimit ushtarak.
Aplikimi i tyre duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë anëtarët aktualë të NATO-s, por Turqia dhe Hungaria nuk kanë arritur t’i ratifikojnë ofertat e tyre.
Në fjalimin e tij, Erdogan sugjeroi se Turqia tani mund të “të japë një përgjigje të ndryshme në lidhje me Finlandën”, duke shtuar se “Suedia do të tronditet”.
“Ne i dhamë Suedisë një listë me 120 persona dhe u thamë atyre që të ekstradojnë ata terroristë në vendin e tyre”, ka thënë Erdogan.















