Erdogan reagon pas tërmetit: Shpresojmë ta tejkalojmë këtë fatkeqësi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, duke theksuar se ekipet e shpëtimit po bëjnë gjithçka për ta përballuar situatën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë ka reaguar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në Twitter, Erdogan ka thënë se ekipet e shpëtimit po bëjnë gjithçka për ta përballuar situatën.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, ka shkruar Erdogan.

Ai ka bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti.

“Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi”, ka vijuar ai.

Ndryshe, pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në më shumë se 500 në të dyja vendet.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Shkon mbi 500 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika