Erdogan riafirmon mbështetjen e Turqisë për Emiratet e Bashkuara Arabe mes tensioneve rajonale

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar sot mbështetjen e plotë të Ankarasë për sovranitetin dhe sigurinë e Emirateve të Bashkuara Arabe në një bisedë telefonike me presidentin e EBA-së, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në mes të tensioneve rajonale.

Erdogan gjithashtu ka shprehur urime për rikuperim të shpejtë nga dëmet e shkaktuara nga konflikti në rajon, ndërsa të dy liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën sociale turke NSosyal, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Gjatë bisedës, Erdogan ka thënë se Turqia i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe në disa fusha, veçanërisht në tregti, energji dhe siguri.

Duke iu referuar konfliktit SHBA-Iran, Erdogan i ka cilësuar zhvillimet në rajon si të dhimbshme dhe ka thënë se Turqia po i vazhdon kontaktet diplomatike me vendet përkatëse për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike mes Washingtonit dhe Teheranit.

Ai gjithashtu ka theksuar se nevojitet më shumë dialog dhe bashkëpunim për të adresuar sfidat e sigurisë në rajon.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika