Erdogan s’ndryshon qëndrim ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bisedimet që ka zhvilluar javën e kaluar me delegacionet e Finlandës dhe Suedisë nuk kanë qenë “në nivelin e duhur”, ndërsa ka shtuar se Ankaraja nuk do të aprovojë aplikimet e këtyre dy vendeve për anëtarësim në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është deklaruar se ende synon që të bllokojë anëtarësimin në Aleancën Veritatlantike (NATO), të Finlandës dhe Suedisë.

Erdogan ka thënë se takimet e zhvilluara gjatë kësaj jave me delegacionet e këtyre dy shteteve nuk ishin “në nivelin e pritshëm”, teksa ka theksuar se nuk është ndërmarrë asnjë hap për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Turqia.

“Për aq kohë sa Tayyip Erdogan të jetë në krye të Republikës së Turqisë, ne nuk mund të themi ‘po’ për anëtarësimin në NATO të shteteve që mbështesin terrorizmin”, ka thënë Erdogan para mediave.

Turqia po kundërshton aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për NATO, duke argumentuar se këto dy shtete strehojnë persona që janë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia e konsideron organizatë terroriste.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

“Ata nuk janë të sinqertë. Ne nuk mund të përsërisim gabimin që kemi bërë në të kaluarën sa i përket shteteve në NATO që mbështesin terroristë të tillë, pasi NATO është organizatë e sigurisë”, shtoi ai, raporton Anadolu Agency.

Turqia, që ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancë, ka thënë se nuk do të lejojë anëtarësimin e tyre në aleancë, nëse nuk ndërmerren disa hapa, përfshirë edhe heqjen e kufizimeve për shitjen e armëve te Ankaraja.

Erdogan shtoi se më 30 maj do të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkaq, Finlanda dhe Suedia më 18 maj, kanë aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, një veprim i nxitur nga shqetësimet e sigurisë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën më të madhe ushtarake në botë NATO.

“Unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ju jeni partnerët tanë më të ngushtë”, tha Stoltenberg, pas marrjes së letrave të aplikimit nga ambasadorët e dy vendeve nordike. “Kjo është një ditë e mirë në një moment kritik për sigurinë tonë”.

Nëse kapërcehen kundërshtimet e tij dhe bisedimet e pranimit shkojnë ashtu siç pritej, të dy shtetet mund të bëhen anëtare brenda pak muajsh.

Procesi zakonisht zgjat tetë deri në 12 muaj, por NATO dëshiron të lëvizë shpejt, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia që qëndron mbi kokat e vendeve nordike.

Suedia dhe Finlanda aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika