Erdogan viziton Shqipërinë, pritet përurimi i Xhamisë së Namazgjasë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Tiranën më 10 tetor, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është veshur me flamujt shqiptarë dhe turq në pritje të vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë të Shqpërisë.

Presidenti i Turqisë në vizitën zyrtare do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë.

Sipas agjendës, presidenti turk do të pritet me ceremonia në presidencë në orën 11:40 – 12:40. Më pas do të vijojë takimi kokë më kokë me kreun e shtetit shqiptar.

Pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin Rama dhe pas takimi është parashikuar për në orën 13:00 konferenca për shtyp mes dy liderëve.

Ndërsa në orën 16:30 – 17:30 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë e Namazgjasë.

Gjatë vizitës së liderit turk pritet të ketë bllokime të akseve kryesore.

Drejtuesit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00 deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Të tjera rrugë të bllokuara do të jenë edhe bulevardi Dëshmorët e Kombit, rruga Ismail Qemali, Papa Gjon Pali dhe Ibrahim Rugova. Të gjitha rrugët janë në qendër.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika