Erëra të forta në Prishtinë, komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen "Arbëria" në Prishtinë. Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale, thuhet në njoftimin e komunës

Komuna e Prishtinës u ka kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes, pasi të dielën e 11 shkurtit, parashihet të ketë erëra të forta, që mund të sjellin edhe dëme materiale.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se do të izolohet zona përreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika