Erërat e forta në Prishtinë sjellin mbeturinat nëpër rrugë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka paralajmëruar se sot pritet të ketë erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h, të cilat do të sjellin edhe dëme materiale. Erërat e forta sollën, fillimisht mbeturinat e shpërndara nëpër rrugë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka paralajmëruar se sot pritet të ketë erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h, të cilat do të sjellin edhe dëme materiale. E atë që kanë sjellë këto erëra të forta, fillimisht janë mbeturinat e shpërndara nëpër rrugë.

Kjo drejtori ka njoftuar se sot do të izolojë zonën rreth objektit të kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Komuna ka cituar njoftimin e sinoptikëve ku “Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara”, derisa ka lutur qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.

“Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës./KP

Shija e redaktorit

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Të fundit nga rubrika