Erërat e forta shkaktojnë dëme në Komunën e Pejës

Erërat e forta që kanë filluar nga mbrëmë e po vazhdojnë edhe sot , kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit. Peja është një nga komunat që ka pasur disa dëme. Nga kjo komunë thonë se janë duke intervenuar aty ku ka raportime derisa si pasojë, disa zona kanë mbetur edhe pa energji elektrike

Me këto kabllo po mbahet qatija e një ndërtesë në Pejë, për të mos rënë në tokë.

Krejt kjo situatë është krijuar pas erërave të forta që një antë më parë, goditen rajonin e Dukagjinit.

Madje banorët e kësaj ndërtesë afër fakultetit të biznesit në Pejë, natën e kaluan në ankth.

Droja që kjo pjesë e pullazit të bije në tokë, ka bërë që të njëjtit edhe gjatë ditës së sotme të dalin nga banesat e  tyre më një frik të madhe, ndonëse në mëngjes në këtë vend ishin edhe zjarrëfikësit.

Xhemajlie Imeri ka thënë se “Gjithka është e rrezikume kanë qit tulla për më mbajt llastren. Mos me dal mu rujt se është shumë keq naltë”.

Muharrem Sahara ka thënë se “Nuk kemi mujt më fjet, tërë natën s’kemi fjet, me ba mu hek krejt kjo mundet mi ra në kry dikujt. Veq prej erës pram s’kemi mujt më fjet”.

Dëme nga erërat e forta u shkaktuan edhe në pjesë të tjera të kësaj komune.

Gjendja aktuale është e qetë, derisa Komuna po intervenon në ato raste ku janë raportuar, thotë Faik Zekaj, zëdhenës I Komunës së Pejës.

Faik Zekaj, zëdhenës i Komunës së Pejës ka thënë se “Na e kemi kulmin e një ndërtese që e kemi të lajmruar se është hekur nga një ndërtes, një lisë në qendër të qytetit dhe disa tjera pak më të vogla janë ato që I kemi të raportuar. Nuk e kemi informat zyrtare nga KEDS-I,  vetëm se kemi parë qytetarët që kanë njoftu se s’kanë pas tash e disa orë rrymë, si pasoj e erës”.

Erërat e forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, kanë bërë që disa largpërçues të jenë jashtë funksionit.

Përmes një njoftimi, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka bërë të ditur se dëmet nga erërat janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, derisa rajoni më I prekur sipas njoftimit të tyre është Peja.

 

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika