Erërat shkaktojnë dëme në Lipjan, zor që shkolla në Babush hapet të premten

Erërat e forta që ndodhën ditë më parë në Lipjan kanë shkaktuar dëme në shkollën fillore të fshatit Babush. Drejtori i shkollës thotë se më shumë gjasë 140 nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të detyrohen që mësimin më 1 shtator ta nisin në një shkollë tjetër. Komuna e Lipjanit, shpreson që brenda një jave do të sanohen dëmet.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri kur dyert e shkollës në Babush të Lipjanit do të duhej të hapeshin për t’i pritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Por të premten 140 nxënësit e saj, me shumë gjasë mësimin nuk do ta nisin në këtë objekt.

Erërat e forta të 28 gushtit u bënë shkas që pullazi i objektit të bie në tokë.

Gjurmët e dëmeve janë ende aty ndonëse ekipet e shkollës “Ernest Koliqi” kanë filluar të pastrojnë hapësirën, derisa edhe ato të komunës kanë dalë në terren.

Drejtori i shkollës, Idriz Sopa ka treguar për televizionin Dukagjini se me situatë të ngjashme ishin përballur edhe para një viti.

“Sipas gjitha gjasave trajt nuk kanë qenë të vendosur mirë në plloqë kështu që e ka shty kulmin jashtë vendit të parapamë. Para një viti ka ndodhë kështu njëjtë, vetëm se atëherë thojshin që llamarina”, ka deklaruar Idriz Sopa, Drejtor i shkollës “Ernest Koliqi” në Babush.

Në këtë objekt, mësimin vijojnë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, por që këtë shtator, Sopa shton se nëse nuk rregullohet objekti, nxënësit do të bashkohen në objektin amë në këtë fshat.

Për këtë problem janë është në dijeni edhe Drejtoria e Arsimit në komunën e Lipjanit.

Por për atë që ndodhi sivjet dhe vitin e kaluar, drejtori Rasim Hasani thotë se janë gjëra që ndodhin nga proceset natyrore.

“Para disa viteve është bërë renovimi eficient i shkollës, është e vërtetë që ka ndodh edhe një herë dëmtimi i kulmit dhe si duket pozicionimi i shkollës është i vendosur më lart se objektet e tjera. Nuk muj me fajësu kompaninë pasi me shku në vend të ngjarje shihet se ka lëvizë një pjesë e kulmit  dhe forca madhore e ka bë të veten”, ka deklaruar  Rasim Hasani, Drejtor i Arsimit në Lipjan.

Derisa thotë se janë duke pritur një raport, drejtori Hasani shpreson se objekti do të rregullohet brenda një jave.

“Do mundohemi që të intervenojmë shpejtë, pasi nuk ëhstë demtu struktura e objektit por vetëm një pjesë e kulmit, eventualisht mund të ketë problem një javë dhe pastaj do të rregullohet”., ka deklaruar Rasim Hasani, Drejtor i Arsimit në Lipjan.

Hasani shton se vite më parë, rinovimin e këtij objekti e kishte bërë Ministria e Arsimit, e jo Komuna e Lipjanit.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika