Ermal Demiri do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar

E mërkura e muzikës live në Radio Dukagjini solli një artist që karriera e tij po merr hov pas paraqitjes në Festivalin e Këngës.

I ftuar në emisionin “Super Trend” me Drilona Shalën ishte artisti i ri, Ermal Demiri, i cili përformoi disa këngë të bukura shqipe, në shoqërim të kitarës.

Artisti i ri, Ermal Demiri ishte pjesë e Festivalit të Këngës në RTK, me këngën merri, për të cilën ai thotë se është punuar disa muaj, dhe se rezultati ka qenë i kënaqshëm. Sa i përket festivalit, Demiri deklaroi se është ndarë shumë i kënaqur me eksperiencën, duke e cilësuar një organizim madhështor  dhe me profesionalizëm të lartë, duke e cilësuar një nga festivalet më të veçantë nga ata që ka marrë pjesë. Përformancën në një skenë aq të madhe e quajti një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Demiri deklaroi se edhe artistët më me përvojë i kanë pritur mirë, duke iu dhënë edhe këshilla, të cilat thotë se i ka ndjekur.

E pjesëmarrja në këtë festival thotë se i hapi dyer edhe karrierës së tij, duke theksuar se disa studio e kanë kontaktuar, dhe se është duke punuar në disa projekte të reja.

E një fakt shumë interesant që artisti e bëri të ditur ekskluzivisht në Radio Dukagjini, është se menjëherë pas festivalit i ka ardhur ftesa për ta përfaqësuar Kosovën në një festival ndërkombëtar që mbahet në Maqedoninë e Veriut në muajin janar. Tani deklaroi se është duke e përgatitur këngën për këtë festival.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika