Drejtoi i TV Dukagjinit, dhe drejtuesi i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka reaguar drejtpërdrejt në studio pas paralajmërimit të kallëzimit penal që Faton Peci, ka bërë ndaj tij, Ekrem Llukës dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
Ai ka theksuar se për dallim nga Peci, RTV Dukagjini i beson institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
“Prokurorinë që e shajnë, që s’i besojnë që e sabotojnë që e quajnë politike sot iu paska drejtuar Faton Peci, që nuk heq dorë së sulmuari gazetarët veç pse në këtë studio ka pasur raportime për të që atij nuk i ka pëlqyer. Peci po i drejtohet prokurorisë të cilës nuk ia jepte kodin e telefonit kur e hetonte ndërkohë ne i besojmë Prokurorisë e drejtësisë në Kosovë andaj ne vazhdojmë punën tonë dhe jemi të lumtur që edhe ju keni filluar me i konsideruar institucionet tona të drejtësisë shihemi në gjykatë”, ka deklaruar Panduri.