Eros Grezda transferohet në Turqi

Futbollisti shqiptar Eros Grezda ka nënshkruar kontratën për bashkëpunim në Turqi

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare Eros Grezda, ka firmosur për bashkëpunim me Manisa FK.

Kontrata e Grezdës nisi për një vit, por me opsion të zgjatjes së kontratës deri në vitin 2024.

Eros Grezda ishte pjesë e Sibenik, ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra si, Rangers, Osijek, Zalaegerszeg, NK Aluminij dhe NK Lokomotiva.

Pasi Grezda firmosi për bashkëpunim në Turqi, ai kishte shprehur se, “Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa. Do ta çojmë ekipin në Superligë, aty ku e ka vendin”.

Presidenti Mevlut Aktan, në këtë rast është shprehur, “Kemi ambicie, duam të ecim përpara dhe kam besim se Grezda, i cili është një lojtar me vlera, do të japë kontributin e tij në ngjitjen e ekipit në Superligë”.

Manisa, përveç futbollistit shqiptar Grezda, pak ditë më parë në ekip e kishin bashkuar dhe David Domgjonin, ish-mbrojtësin e Tiranës dhe Laçit.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika