Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Evropian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë.

Kofsha ka fituar tri medalje të arta grupmoshat U-17.

Ai ngriti 140 kg në shkëputje, 168 kg në shtytje dhe 308 kg në dygarësh.

Ertjan Kofsha duke bërë peshëngritje

Ndërsa, disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Dhe kështu kombëtarja shqiptare e shtangës e mbylli me gjithsej 6 medalje Kampionatin Evropian.