Escobar: Anëtarësimi në KiE dhe Asociacioni janë të ndërlidhura

Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të zbatojë marrëveshjet e arritura, përfshirë Asociacionin. Në fund të mandatit ai pati një bashkëbisedim me gazetarë ku ndër të tjera tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës dhe Asociacionin janë të ndërlidhura mes vete. Escobar ka shtuar se ka shqetësime se Kosova nuk i ka votat e mjaftueshme për këtë proces

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Është në fund të mandatit të tij dhe pak para se ta kryej punën, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbajtur virtualisht konferencën e fundit me gazetarë.

Aty ai ka folur për shumë çështje që ndërlidhen me punën e tij por edhe zhvillimet kryesore aktuale, përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas Escobarit, ky proces dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë lidhshmëri mes vete.

“Mendoj që janë shumë të ndërlidhura. Fillimisht KiE ka të bëjë me trajtimin e minoriteteve.  Kosova ka bërë zotime të qarta për trajtimin e komuniteteve, dhe kjo përfshinë Asociacioni. Ka të bëjë me një zotim për një kohë të gjatë dhe është i shkruar ne Planin e Ahtisaarit, marrëveshjen e Brukselit e Ohrit, dhe e kemi të vështirë ta kuptojmë se pse Kosova, nuk zbaton obligimet ligjore dhe nuk ka dhënë sinjale se do ta bëjë këtë. Shqetësimi është, se tani afër sesionit të komitetit të Ministrave kjo do të sjell më shumë vonesa”, ka deklaruar ai.

Escobar ka shtuar se ka disa shqetësime mes vendeve anëtare që Kosova nuk i ka votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës e gjithashtu foli edhe për pengesat që Serbia po i shkakton.

“Mendoj se pritjet janë të qarta nga te dy palët. Kam qenë ne Ohër, dhe ishte arritur pajtimi se të gjitha elementet e Marrëveshjesh ishin të zbatueshme. Kjo nënkupton për Kosovën që ta zbatojë Asociacionin, e Serbia të mos bllokojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Për fat të keq, te dy palët kanë dështuar ta mbajnë këtë zotim. Por, besoj se posa ta kthejmë marrëveshjen në rrugë të mbarë, që përfshinë shumë prej marrëveshjeve të Brukselit, rajoni do të jetë në një gjendje më të mirë dhe të dy shtetet  do të kenë raporte normale mes vete”, ka thënë Escobar.

Emisari amerikan ka shtuar se që Kosova të jetë më afër integrimit evropian është ‘me rendësi që t’i dëgjojë partnerët evropianë dhe të punojë me ta”.

Ani se në fund të mandatit, Escobar ka thënë se Departamenti amerikan i Shtetit do ta ketë prioritet zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe në përgjithësi raportin mes Kosovës e Serbisë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika