Escobar: Asociacioni do të themelohet, qëllimi ynë është të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Asociacioni do të zbatohet

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka insistuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të zbatohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke shtuar se kjo nuk është marrëveshje mes kryeministrit Kurti dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sido që të shkojë përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion të komunave me shumicë serbe. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. Pranon apo jo obligimin ligjor qeveria aktuale në Kosovë nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë, është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë, do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk ka asgjë për ta bërë këtë”, ka deklaruar Escobar.

Pra, Escobar është shprehur me vendosmëri për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke deklaruar se nuk ka rrugë tjetër pos krijimit të tij.

“Pikë së pari, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e tyre që Kosova të jetë shtet i pavarur sovran, demokraci multietnike brenda kufijve aktualë. Ky është ende vizioni ynë. Tani, brenda atij konstrukti, tashmë ka një marrëveshje që është nënshkruar nën marrëveshjen e Brukselit për krijimin e Asociacionit. Është një obligim ligjor ekzistues. Prandaj çdo marrëveshje në të ardhmen do ta përfshijë atë, ashtu si propozimi franko-gjerman e përfshin atë”, është shprehur ai.

Këto deklarata Escobar i ka dhënë në një intervistë për “The Pavlovic Today”, ku edhe ka përsëritur se politika amerikane është e qartë në atë se cak kryesor duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Po ashtu, Escobar ka thënë se marrëveshja evropiane nuk është zyrtarisht publike, sipas tij, ka një dispozitë që thotë se të gjitha marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen.

Tutje ai ka shpjeguar edhe se pse është urgjente të krijohet Asociacioni qysh tani.

“Specifike dhe urgjente për tani është një arsye: gjatë vitit të kaluar kemi parë një seri konfrontime në përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë, të gjitha rreth trajtimit të serbëve në veri dhe mënyrën si ndërveprojnë me qeverinë e Kosovës. Kështu që, nën një, duhet ta thyejmë rrethin e konfrontimeve dhe konfliktet gati të dhunshme”.

Gjithashtu, ai ka thënë se një faktor tjetër që e bën formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe një pikë urgjente në agjendën amerikano-evropiane është lufta e vazhdueshme në Ukrainë.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për propozimin franko-gjerman, për të cilin ka thënë se “është hap i rëndësishëm për normalizim”.

“Është udhërrëfyes i madh, shpresojmë se të dyja palët do ta pranojnë dhe të fillojnë implementimin e tij. Por, ndërkohë, janë disa çështje që janë brenda marrëveshjes së Brukselit të papërmbushura. Një nga më të rëndësishme është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Escobar ka theksuar se shtetet në rajon duhet të zgjidhin problemet që kanë mbetur nga vitet e 90-ta, dhe të lëvizin përpara integrimit evropian.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika