Escobar: Ballkani Perëndimor sa ma afër BE-së, aq më demokratik

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë evropiane në aspektin kultural e historik, por gjithnjë e më shumë edhe në fushën ekonomike ka thënë Escobar për gazetën greke To Vima.

“Çdo vend që i bashkohet BE-së po bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë”, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-të dhe politika e saj në lidhur me këtë mbetet e pandryshuar, andaj edhe integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE është rruga e duhur.

Ballkani Perëndimor

Javën e kaluar i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor ka marrë pjesë në Forumin e Delfit në Greqi. Ai gjithashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme greke.

Shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimin e vendeve të treta, ka thënë ai.

“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet keqdashëse ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje-Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon”, është shprehur ai gjatë intervistës.

Për fund Escobar, ka folur për zhvillimet në Partinë Demokratike (PD) në Shqipëri.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që po ndodh me PD-në në këtë moment”, ka thënë ai.

“Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni dominonte pikëpamjet e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka deklaruar Escobar.

Në maj të vitit të kaluar, Sali Berisha dhe familja e tij ishin shpallur persona “non grata” nga ana e SHBA-ve.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kishte shkruar në rrjetin social Twitter se ish-kryetari i PD-së dhe familja e tij ishin shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika