Escobar: Do të donim një marrëveshje sa më shpejt mes Kosovës dhe Serbisë

Gabriel Escobar ka thënë se do të dëshironin një marrëveshje sa më më shpejt në mes të Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari special i ShBA-ve për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka një afat zyrtar për arritjen e e marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por dëshira është që procesi të përfundojë sa më shpejt.

Esocbar tha nëse nesër do të kishte një marrëveshje, nesër do ta pranonin atë.

“Ne do të donim një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do ta kishim nesër, do ta pranonim nesër. Nëse duhen dy vjet, atëherë dy vjet. Por ne duhet të lëvizim shpejt, sepse çdo konfrontim që shohim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është Gjithnjë e më i rrezikshëm. E fundit, mosmarrëveshja për barrikadat mund të ketë qenë e dhunshme dhe prandaj duhet të punojmë urgjentisht për të. Ajo që dua të shoh në fund të procesit është përkushtimi i Bashkimit Evropian për zgjerimin. për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor pikërisht në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian në një periudhë të arsyeshme. Me të arsyeshme, nuk nënkuptoj njëzet vjet, dua të them shumë më herët”, ka thënë Escobar për “Euroews Serbia“.

Escobar tha se dialogu në vazhdim është një proces nën patronazhin e Bashkimit Evropian, ata janë ata që negociojnë, ftojnë palët, përpunojnë detajet përfundimtare të aneksit të propozimit.

“Prandaj, nuk dua të flas në emër të tyre, por dua të them se ne e mbështesim plotësisht procesin dhe do të mbështesim Serbinë dhe Kosovën që të ndërmarrin hapa konkretë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Escobar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika