Escobar-i s’i ndali kritikat, Hoxhaj: Përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie 

"Përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie! Do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve! Por, Kosova nuk do t'ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike"

Pas deklarimeve dhe kritikave të të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kundrejt Qeverisë së Kosovës, ka reaguar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Duke potencuar se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar me Qeverinë Kurti, Hoxhaj ka thënë se vendimi për tokat rreth Manastirit të Deçanit “shkoi huq”.

Deputeti i PDK-së ka shtuar se diplomacia kosovare është kthyer ofiqari për dinarë e kadastra.

“Qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti. Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës.

Deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë. Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sipas Hoxhajt, “përkeqësimi” i marrëdhënieve me aleatët e Kosovës është përgjegjësi ekskluzive e Qeverisë Kurti.

“Përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie! Do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve! Por, Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike”, ka shtuar më tej Hoxhaj.

Çka tha Escobar-i

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, emisari amerikan ka thënë se ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes (VV).

Teksa u pyet se si ndihet për “refuzimet” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Escobar thënë se nuk është hera e parë që ka zhgënjim.

Ai ka theksuar se zhgënjimi nuk është vetëm në Washington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris.

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, ka deklaruar Escobar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika