Escobar: Kemi marrë zotime nga Serbia që nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet në veri

Gjersa raportoi para Kongresit Amerikan, Escobar ka deklaruar se shpreson në një përparim të të dy palëve të dialogut këtë vit. Gjersa numëroi obligimet e të dy palëve në dialog, ai theksoi se marrëveshja e arritur në Ohër ofron mundësi të mirë për Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin marrëdhënieve paqësore me njëra-tjetrën

Zotime nga ana e Serbisë janë pranuar për moskundërshtimin e zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalё në to, ka deklaruar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjersa raportoi para Kongresit Amerikan, Escobar ka deklaruar se shpreson në një përparim të të dyja palëve të dialogut këtë vit. Ai theksoi se nuk ka pranuar një zotim nga ana e Kosovës, gjersa përmendi edhe dakordimet me të në disa standarte demokratike të saj.

“Kemi marrë zotimin nga Serbia që do t’i heqin protestuesit dhe që do të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk kemi marrë zotimin nga ana kosovare, por pajtohemi me Kosovën me shumë prej standarteve demokratike që dëshirojnë t’i zbatojnë. Pajtohemi me Kosovën që ata që sulmojnë gazetarët, Policinë e KFOR-in duhet të ndëshkohen, por ende duam të shohim përafrim më të madh për sa i përket planit evropian”, ka deklaruar ai.

Escobar ka theksuar se marrëveshja e arritur në Ohër ofron mundësi të mirë për Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin drejt ndërtimit të marrëdhënieve paqësore me njëra-tjetrën.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte”, ka thënë Escobar.

Ky i fundit ka deklaruar se Kosova ka pasur mbështetjen e SHBA-së gjatë gjithë procesit.

Tensionet në komunat në veri të Kosovës nisën me ardhjen në detyrë të kryetarëve të rinj, ardhje kjo e kundërshtuar nga protestuesit lokal serbë.

Për rrjedhojë, kryetarët hynë në objektet komunale me asisitimin e Policisë së Kosovës. Zgjedhjet ku u zgjodhën të njëjtit, ishin bojkotuar nga serbët lokal.

Pas kërkesës së Bashkimit Evropian, tashmë Kosova ka redktuar praninë e Policisë së Kosovës në objektet komunale.

Më herët të martën, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se rruga për zgjedhjet e reja tashmë është duke u hapur.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika