Escobar: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është në tavolinë

Escobar ka deklaruar se plani i BE-së për Kosovën është një i mirë dhe do të paraqesë një mundësi të humbur për Kosovën në rast se kryeministri Albin Kurti nuk pranon ta zbatojë. Siç thotë ai, largimi i KFOR-it nga territori i Kosovës nuk bën pjesë në masat ndëshkuese

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në mesin e masave ndëshkuese për Republikën e Kosovës nuk hyn largimi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Në një bisedë me gazetarët kroatë, Escobar ka deklaruar se plani i BE-së për Kosovën është një i mirë dhe do të paraqesë një mundësi të humbur për Kosovën në rast se kryeministri Albin Kurti nuk pranon ta zbatojë, transmeton Beta.

Nga ana tjetër, në një intervistë për Jutarnjilist, Escobar vlerëson se është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai që duhet bindur pak më shumë lidhur me planin trepikësh të BE-së.

Ai vlerësoi se tashmë ka indikacione pozitive që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund ta pranojë atë.

“Kemi indikacione pozitive se presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri Kurti duhet të bindet pak më shumë”, tha Escobar.

Ky i fundit ka vlerësuar se pala kosovare e njëherit, edhe ajo serbe, mund të humbasin mundësi të shumta në rast të mosplotësimit të kërkesave të BE-së.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura që do të humbasin të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë largim nga partnerët e ngushtë ndërkombëtarë në rajon dhe largimi i Serbisë nga hyrja në BE.

Escobar ka theksuar se investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë.

Kujtojmë se tri kërkesat e BE-së përfshijnë tërheqjen e njësive speciale, kryerjen e detyrës jashtë objekteve komunale nga ana e kryetarëve të rinj në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vizituar Kosovën.

Ai ka thënë se ka mirëkuptim nga pala kosovare për të ecur përpara në tri pikat e prezantuara nga Bashkimi Evropian.

Trazirat në veri të vendit filluan me rastin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj në katër komunat me shumicë serbe nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Protestuesit dëmtuan veturat e Policisë së Kosovës, ato të mediave gjersa edhe pati raste të sulmeve fizike.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika