Escobar: Marrëveshja është obligim, asociacioni të detyrim për tu zbatuar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Bruksel dhe ajo në Ohër, janë të ligjshme në çdo mënyrë dhe zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999. Presionin e ndërkombëtareve po e shohin të arsyeshëm edhe njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre shteti nuk është tacolin suedeze

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Shpesh herë i ka pasuar në tavolinë për të diskutuar një temë e cila më shumë se një dekadë nuk po gjendet zgjidhja.

Madje me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Vuçiq, Gabriel Escobar si i dërguar i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor u takua muaj më parë në Ohër e më pas edhe në Bruksel.

Sipas tij obligimet që i kanë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, duhet t’i zbatojnë më së largu deri në fund të verës.

“Është një obligim ligjërisht i detyrueshëm. Dëgjoj njerëz që thonë se nuk kanë nënshkruar, dhe për këtë arsye nuk është e ligjshme. Është e ligjshme në çdo mënyrë. Borrell tha se ishte ligjor dhe i detyrueshëm, dhe të dy liderët pohuan se është ligjor dhe detyrues. Dhe pyetja tani është, si ta zbatojmë plotësisht atë? Sepse, zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999. Pra, unë jam optimist se do të arrijmë atje. Unë besoj se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik, të nevojshëm për të bërë hapat e duhur. Nga pala serbe ka disa elemente që duhet të plotësohen në aspektin e njohjes së patentë shoferëve, targave, letërnjoftimeve dhe disa gjëra të tjera. Dhe nga Kosova pritet që ta bëjnë asociacionin e komunave serbe. Më falni, nuk është pritshmëri, është detyrim”, ka thënë Gabriel Escobar- I dërguari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Vonesat në zbatimin e marrëveshjeve jo vetëm që po dëmton ecurin e dialogut por edhe vet Kosovën si shtet, thonë njohësit e çështjeve politike në vend.

“Kosova moti është dashtë të lëviz më inciativa të veta por ky bllokim po e dëmton Kosovën dhe s’do të ketë rezultate, andaj jemi në një situat të keqe. Unë mendoj që të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar, Kosova duhet ti zbatoj pasi shteti nuk është tavolin suedeze që të merr çka të dëshiron”, ka theksuar Milazim Krasniqi-Profesor.

“Edhe emisaret edhe ndërmjetësuesit duhet të kenë adresim të qartë edhe të Beogradi edhe të Prishtina, pasi Beogradi e ka keqpërdor ndikimin e tij që e ka pasur mbi grupin menagjues që ka qenë I mandatauar për ta bërë draft statusin dhe  aty ka ngecur, sikur të kishum një draft status të propozuar në zbatim të marrëveshjeve të kaluara atëherë nuk do të kishum kësi probleme”, ka deklaruar Vizar Xani-Analist.

Në takimin e 2 majit në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit u prezantua draft-statuti i Asociacionit por që Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti pas takimit tha se e ka refuzuar draft-statutin e prezantuar nga ekipi menaxhues për shkak se nuk ka ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe nuk përkon me vlerat europiane për të drejtat e pakicave.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika