Escobar: Marrëveshja mes MCC-së dhe Kosovës, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe ShBA-së. Ai, gjithashtu, ka thënë se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të distancohet nga energjia ruse pasi Rusia e shfrytëzon atë si armë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit(MCC) dhe Kosovës, ka thënë se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompentent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta thelluar bashkëpunimin, jemi të lumtur ta bëjmë”, ka thënë ai, raporton VOA.

Escobar ka thënë se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të distancohet nga energjia ruse pasi Rusia e shfrytëzon atë si armë.

Ndërsa, lidhur me rrezikun e ndikimit të situatës së krijuar në Ukrainë dhe synimeve të Moskës te Ballkani Perëndimor, Escobar u shpreh optimist për zmbrapjsen e këtyre synimeve në rajon.

“Asnjëherë nuk kemi parë një unitet të tillë që kemi tani brenda NATO-s dhe unitetin që kemi me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar që siguria evropiane është përparësia jonë më e madhe. Në këtë kontekst e konsiderojmë edhe Ballkanin Perëndimor dhe besoj që Ballkani Perëndimor do të jetë në rregull”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se megjithë sfidat e ndryshme, të gjitha vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Korporatën e  Sfidave të Mijëvjeçarit në ShBA për programin e energjisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ajo që nënshkruajti nga Kosova, ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa nga ShBA ishte kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika