I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka mohuar se SHBA po tregohet e ashpër me Kosovën dhe e butë me Serbinë.

Escbobar tha se çdo gjë që ShBA ka bërë në 15 vitet e fundit ka qenë në favor të Kosovës, i cili, po ashtu e përmendi edhe kontributin e ShBA-së në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjet.

Tutje, ai e ka përmendur edhe hapin e parë të anëtarësimit të Kosovës në KiE, e cila, sipas tij, është bërë me koordinim të aleatëve.

“Çdo gjë që kemi bërë në 15 vitet e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk donte ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe nuk dëshironte një fushatë për njohjen e pavarësisë. Serbia donte të ushtronte presion ndaj Kosovës, ne nuk e kemi lejuar, Serbia nuk dëshironte zgjedhje, ne nuk e kemi bërë këtë, Serbia dëshironte të thoshte se ato zgjedhje nuk janë legjitime, ne i kemi njohur si legjitime. Nuk jemi të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Në KiE kemi diskutuar në mënyrë uniltareale apo të njëanshme, kemi pasur koordinim për Kosovën. Nuk e shoh këtë krejt e kundërta”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me Serbinë punojnë për stabilitet në rajon dhe jo për destabilitet. Ai u shpreh se ShBA vazhdimisht është angazhuar për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.