Escobar për Asociacionin: Nuk vendosim afate por duhet të jetë pjesë e agjendës
I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për N1, përveç tensioneve në veri të Kosovës, ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Escobar ka thënë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk vendosin afate për një gjë të tillë, por sipas tij kjo […]
I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për N1, përveç tensioneve në veri të Kosovës, ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Escobar ka thënë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk vendosin afate për një gjë të tillë, por sipas tij kjo temë duhet të jetë pjesë e agjendës së ardhshme të dialogut, Kosovë Serbi.
“Ne nuk vendosim afate. Kërkesa e vetme, nëse mund ta quani kështu, është që ajo duhet të jetë tema e radhës në agjendë. Pra, do na duhet të flasim rreth atij asociacioni dhe se si do ta zbatojmë”, ka deklaruar Escobar.
Emisari amerikan, ka theksuar se formimi i asociacionit është i detyrueshëm për shkak se ka qenë marrëveshje e nënshkruar në Bruksel, nga Kosova.
“Është një detyrim ekzistues, është firmosur në marrëveshje, dhe ajo marrëveshje në Qeverinë e Kosovës tashmë ka kaluar nëpër procese të ndryshme me të cilat është konfirmuar”, tha Escobar”, ka theksuar ai.
Escobar, vazhdimisht u ka bërë thirrje palës kosovare dhe asaj serbe, t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.















