Escobar për planin evropian: Jemi ende në fillim, por po shoh reagime pozitive nga Prishtina dhe Beogradi

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sa i përket planit evropian ka thënë se "jemi ende në fillim. Por shoh disa reagime pozitive nga të dy kryeqytetet"

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke potencuar se mendon që do të arrihet ajo që duan nga dialogu Kosovë – Serbi.

Sa i përket një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Escobar tha se e ka ende punë për tu bërë.

“Mendoj se kemi ende punë për të bërë atje, por besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve, është një partner i mirë dhe nuk shoh asnjë dyshim atje, mendoj se do të arrijmë atë që duam”, ka thënë Escobar.

Kurse sa i përket planit frnako-gjerman e që po njihet si plani evropian, ai tha se ky plan është një platformë për të gjetur zgjidhje ndërmjet dy shteteve, e, që po sheh reagime pozitive kundrejt këtij plani nga Prishtina dhe Beogradi.

“Jemi ende në fillim. Por shoh disa reagime pozitive nga të dy kryeqytetet. Realiteti është se në krizën aktuale nuk është ide e mirë që Evropa të mbajë një konflikt të ngrirë brenda kufijve të saj. Ajo që ne po bëjmë është të përdorim këtë propozim si një platformë për të gjetur një zgjidhje që do të funksiononte për të dy vendet. Dhe këto janë zgjidhje që hapin rrugën euroatlantike, mbrojnë komunitetet pakicë dhe hapin realisht mundësi për lidhje ekonomike. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ka arsye për optimizëm”, ka shtuar Escobar, shkruan “Vijesti“.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjatë mbrëmjes të së hënës ka thënë se  ka thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten i është thënë se duhet ta pranojë Serbia propozimin e tyre, sepse në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika