Escobar për zgjedhjet në veri: Do t’i njohim, nëse janë të lira dhe të ndershme
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i njohin zgjedhjet e së dielës(21 prillit) në katër komunat veriore të Kosovës nëse ato janë të lira dhe të ndershme dhe ka theksuar se i ka kërkuar Listës Serbe që të luajë rolin e saj. […]
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i njohin zgjedhjet e së dielës(21 prillit) në katër komunat veriore të Kosovës nëse ato janë të lira dhe të ndershme dhe ka theksuar se i ka kërkuar Listës Serbe që të luajë rolin e saj.
“Së pari, bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet. Në fushatën zgjedhore në Serbi në 2019, opozita bojkotoi zgjedhjet. Dhe ne i bëmë thirrje që të marrë pjesë. Fakti që nuk mori pjesë, ishte zgjedhja e saj (opozitës). Dhe pas zgjedhjeve, ne njohëm qeverinë që u formua prej tyre. Në këto zgjedhje ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë”, ka thënë për Zërin e Amerikës përcjellë Dukagjini.com.
Më tutje ai thënë se për t’i njohur rezultatin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës sipas ti zgjedhjet duhet jenë të lira dhe të ndershme.
“Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë”, ka deklaruar Gabriel Escobar.















