Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas këtij takimi, Escobar nuk ka dashur ta komentojë situatën në veri të Kosovës.

“Nuk kam ndonjë koment, jemi pjesë e një angazhimi rutinor tashmë këtu. Jemi partnerë të mirë dhe është bukur që të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm. Do të kem më shumë të them pak më vonë, do të kemi edhe disa takime të tjera, pastaj do të diskutojmë”, ka thënë Ecobar për RTK-në.

Ndërkaq, para takimit me Kurtin, Escobar është takuar me presidenten Vjosa Osmani.