Escobar: Po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo duhet të bëhet tani
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë duke e pritur version e Kosva për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo sipas tij, duhet të bëhet tash. Escobar ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për mos zbatim të marrëveshje të arritura. “Me duhet të them se asnjëra s’po zbaton […]
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë duke e pritur version e Kosva për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo sipas tij, duhet të bëhet tash.
Escobar ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë për mos zbatim të marrëveshje të arritura.
“Me duhet të them se asnjëra s’po zbaton marrëveshjen, dhe më duhet të them që ne duhet të ecim përpara me te gjitha elementet përfshirë dhe specifikisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo duhet të bëhet tash”, ka thënë Ecsobar në një intervistë për RTK.
Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore e Kosovës është implementimi i Asociacionit.
“Jo të gjitha duhet bërë, por është përgjegjësi kryesore e Kosovës që të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çka duam ne si SHBA që është statuti për Asociacionin do të duhej kryer e të bëhet sa më parë. Po shpresoj që kjo të kryhet së shpejti”, ka thënë Escobar.















