Escobar pritet të takohet me krerët e partive opozitare

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar edhe të martën e 13 dhjetorit do të qëndrojë në Kosovë. Ai pritet të takohet me krerët e partive opozitare

Emisari amerikan me krerët e partive opozitare dhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier





I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të martën e 13 dhjetorit në vazhdën e vizitës së tij në Kosovë do të takohet me përfaqësuesit e partive politike opozitare.

Escobar, të dielën, vizitën e tij në Kosovë e nisi me një takim me udhëheqës të Manastirit të Deçanit.

Ndërkaq, të hënën në takim u prit nga krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Pas takimit që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati me emisarin, Gabriel Escobar, u tha se “është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon”, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit.

Escobari nuk ka folur për mediat rreth vizitës së tij në Kosovë.

Të hënën, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Bashkë me Escobarin, në Kosovë ishte paraparë që të vinte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika