Escobar rithekson mbështetjen amerikane për aspiratatat euroatlantike të Kosovës

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, sërish ka theksuar mbështetjen e ShBA-së për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Ndër të tjera, ai ka deklaruar se ngjarjet e  kësaj jave në Kosovë janë indikatorë të rëndësishëm si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive në agjendën e demokracisë dhe të lirisë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencë për media





I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se vizita e tij në Kosovë ka vetëm një qëllim, për të shprehur mbështetjen e ShBA-së për Kosovën në këtë kohë krize.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kam dëshirë të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe solidaritetin për Kosovën në këtë kohë krize”.

Sipas tij, kontributi i Kosovës është pozitiv në agjendën e demokracisë dhe lirisë, të cilën ai e ka quajtur agjendë të përbashkët të dy vendeve.

“Jam shumë krenar që Kosova ka kontribuuar për agjendën tonë të përbashkët, ngjarjet e  kësaj jave në Kosovë janë indikatorë të rëndësishëm si Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive në agjendën e demokracisë dhe të lirisë”.

Po ashtu, emisari ka shprehur përkrahjen amerikane për stabilitet dhe paqe për të thelluar edhe më shumë partneritetin me Kosovën.

Ndërkaq, ky i fundit do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Përveç krerëve të shtetit, emisari amerikan pritet të takohet edhe me liderët e partive opozitare.

Vizitat e emisarëve në Kosovë janë bërë të shpeshta në muajt e fundit.

Para disa ditësh, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte për vizitë në Kosovë.

Lajçak ishte pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, ai ka thënë se është diskutuar për dialogun dhe se është mirë që të ketë progres dhe normalizim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse do ta zhvendosin vëmendjen prej dialogut.

Escobar mbërrin në Kosovë, nis takimin me presidenten Osmani

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika