I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Shqipërinë.

Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës.

Sipas mediave në Shqipëri, Escobar do të qëndrojë në Shqipëri nga data 11 deri më 13 prill. Nga pozita ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe me presidentin Bajram Begaj.

Kurse nga opozita, pritet të takohet me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.